Basha ankohet jashtë Kuvendit: Rama ka tepsisë e timonin e do të na mbyllë gojën! – Lexo.al

Basha ankohet jashtë Kuvendit: Rama ka tepsisë e timonin e do të na mbyllë gojën!

Sa i takon pezullimit të Kuvendit, për kreun demokrat kjo është një taktikë pasi kryeministri Rama ka frikë që të përballet me të vërtetat. Sipas Bashës, Ruçi si vegël e Ramës po përpiqet me çdo kusht që të shtyjë pa fund debatin përballë qytetarëve, pasi ka frikë nga provat dhe faktet e forta të opozitës.

“Nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit”, tha Basha.

Ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë, me Ramën e bandat që sot kontrollojnë vendin që janë jashtë kontrollit të policisë. Edi Rama i trembet këtij debati, por ne do vazhdojmë të kërkojmë debat për këtë çështje.

Po e shohim se si shumica po duan të ikin nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat.

Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit. Ne kërkojmë aleancën e çdo qytetari të ndershëm. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debat, tepsinë e ka për vete, timonin për vete, tani do që t’i mbyllë gojën parlamentit. Kjo nuk do ndodhë. Asgjesimi i debatit do shkojë në krizën më të madhe të demokracisë në këto 25 vite”, tha Basha.