Atentati ndaj Ndokës/ Lirohen personat e shoqëruar, asnjë gjurmë që çon drejt zbardhjes së ngarjes – Lexo.al

Atentati ndaj Ndokës/ Lirohen personat e shoqëruar, asnjë gjurmë që çon drejt zbardhjes së ngarjes

Hetimet pë vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka nuk kanë prodhuar ende asgjë në drejtim të zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve. Nga marrja në pyetje e personave të shoqëruar policia nuk ka siguruar informacione që mund të çojnë në zbulimin e vrasësve shkruan JavaNews. Policia dhe prokuroria po hetojnë në pista të kufizuara por provat e pakta të lëna nga autorët duket se pamundësojnë zbardhjen e ngjarjes, të paktën  deri në sigurmin e provave të reja.

Raportohet se policia shoqëroi mbi 20 persona në komisariat të cilët janë marrë në pyetje. Pasi janë mbajtur për disa orë, ata janë liruar dhe nga dëhsmitë e tyre nuk u sigurua asnjë informacion me vlerë. Këyrja e kamerës së sigurisë së një biznesi pranë vendngjarjes po ashtu rezultoi e pavlerë, pasi autorët e krimit kaluan pas ngjarjes nga një tjetër rrugë ku nuk kishte kamera.

Ndëkorhë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë person të dyshuar për ngjarjen dhe se viktima nuk kishte shprehur shqetësim.