Arbitri vendosi duart në kokë nga gjuajtja e tij, Junajtid i ofron 100 milionë euro gjetjes së Tares – Lexo.al

Arbitri vendosi duart në kokë nga gjuajtja e tij, Junajtid i ofron 100 milionë euro gjetjes së Tares

Gjatë ditës së djeshme Lacio dhe Roma janë ndarë në një barazim pa gola, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian.

Megjithatë një episod për t’u përmendur në këtë takim, ishte ai i minutës së fundit të takimit, teksa Milinkoviç-Saviç tentoi një gjuajtje thuajse nga mbrojtja në portën kundërshtare, duke rrezikuar seriozisht Alison për të gjetur avantazhin. Arbitri i takimit vendosi menjëherë duart në kokë me këtë ekzekutim, i cili nëse do të përfundonte me sukses, atëherë Roma mund të gjykonte edhe vendimin e arbitrit për të zgjatur lojën përtej minutave të akorduara.

Në këtë ndeshje gjendeshin në stadium disa skautë të Mançester Junajtid, për të parë pikërisht mesfushorin serb të Lacios, Milinkoviç-Saviç. Mediat angleze bëjnë të ditur se skautët e Junajtid ishin të pranishëm edhe në ndeshjen e lacialëve ndaj Salzburgut, ndërsa shifra që do të tentohet transferimi i këtij mesfushori, do të arrijë shifrën e 100 milionë eurove. Ndërkohë duhet theksuar fakti se Igli Tare ka shpenzuar vetëm 5 milionë euro për të marrë Saviç te Lacio nga ekipi i Genkut.