ANALIZA/ Çfarë të bëjmë me një president të papërshtatshëm – Lexo.al

ANALIZA/ Çfarë të bëjmë me një president të papërshtatshëm

Senatori Bob Corker, një republikan i Tennessee-it, thotë se “shumica dërrmuese” e republikanëve të Senatit e kuptojnë “paqëndrueshmërinë” e Presidentit Trump “dhe sasinë e madhe të punës që duhet nga njerëzit rreth tij për ta mbajtur atë në mes të rrugës”.

Nëse kjo është kështu – dhe zoti Corker duket i çliruar nga sinqeriteti pas vendimit të tij për të mos kandiduar për rizgjedhje vitin e ardhshëm – si duhet që grupi republikan ta përdorë këtë faktë?

Ne ishim kritikë ndaj udhëheqësve republikanë që nga fillimi i kandidaturës së z. Trump për refuzimin e tyre për të qëndruar kundër opinioneve të dëmshme që ai shprehu. Kjo vazhdon të jetë e rëndësishme, sipas mendimit tonë, që ata të mbrojnë tolerancën, normat kushtetuese dhe vlerat e tjera që z. Trump ka sfiduar.

Por të folurit nuk është e mjaftueshme; dhe betejat në Twitter me presidentin, siç bëri zoti Corker të dielën në mëngjes, mund të mos jenë aq produktive.

Një rrugë e hapur për Kongresin do të ishte largimi i presidentit nga detyra. Nëse me të vërtetë z. Trump është kaq i pamatur sa ai mund ta vendosë kombin “në rrugën e Luftës së Tretë Botërore”, siç tha zoti Corker në një intervistë me New York Times, kjo mundësi nuk mund të anashkalohet.

“Ai më shqetëson,” tha z. Corker, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. “Ai duhet të shqetësoj këdo që kujdeset për kombin tonë”.

Por Kongresi nuk është i gatshëm të konsiderojë një mundësi të tillë – as, sipas mendimit tonë, nuk duhet ta bëjë. Shkarkimi është një masë ekstreme që do të rrënonte vendin dhe duhet të nisë vetëm me një justifikim të qartë. Pra, përsërisim: Cila është përgjigja e duhur për një shumicë të Kongresit që e kupton se presidenti i tij është i papërshtatshëm?

Duket se përgjigja bie në dy shporta. Së pari, Kongresi duhet të kapë iniciativën për çështjet ku di që z. Trump është gabim. Kemi parë sinjale inkurajuese për këtë: Kongresi refuzoi të shfuqizojë Obamacare, megjithëse në limite të votave; vendosën sanksione gjithëpërfshirëse mbi Rusinë; dhe ka hulumtuar mbi mënyrën se si të mbrohet pavarësia e hetuesit të posaçëm. Mund të bëjë shumë më tepër.

Kryetari i parlamentit Paul D. Ryan dhe udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell (Repiblikan) duhet ta dinë se nuk ka kuptim të anullohen marrëveshje të suksesshme tregtare me aleatë të besueshëm të SHBA-ve, si Kanadaja, Meksika dhe Koreja e Jugut. Ata mund, në minimum, të mbajnë seanca dëgjimore në këtë kuadër.

Sigurisht, liderët e kongresit e kuptojnë se Shtetet e Bashkuara do të dobësoheshin nëse do të reduktonin programet e kohës së Bushit për të luftuar SIDA-n, poliomelitit dhe sëmundje të tjera në Afrikë. Tani për tani Kongresi mund të vepronte për të shpëtuar rreth 700.000 të rinj “ëndërrimtarë” nga deportimi që do të shkatërronte padrejtësisht jetën e tyre. Ai mund të mbajë seanca dëgjimore për ngritjen e organizatave të bardha-supremaciste

Së dyti, liderët e Kongresit mund të ofrojnë një kontrast me atë që Z. Corker e përshkroi si “qendër e kujdesit ditor për të rriturit” në Shtëpinë e Bardhë thjesht duke kryesuar degën e tyre me dinjitet institucional dhe respekt për traditën.

Kjo do të përfshinte lejimin e demokratëve në debat, në kundërshtim me mospërfilljen e presidentit për ata që nuk pajtohen me të. Kjo do të përfshinte legjislacionin bazuar në fakte dhe prova, duke përfshirë edhe udhëzimet më të mira në dispozicion të Zyrës së Buxhetit të Kongresit.

Idealisht, do të demonstronte se qeverisja e bazuar në idealet si rrjedhojë e kompromisit, në vend të mburrjes dhe cinizmit, mund të sjellë rezultate./The Washington Post – Lexo.al/