Ambasada ruse në Kanada reagon pas ‘komenteve anti-ruse’ të Presidentit Thaçi – Lexo.al

Ambasada ruse në Kanada reagon pas ‘komenteve anti-ruse’ të Presidentit Thaçi

Ambasada e Federatës Ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kryeqytetin kanadez, vizitë gjatë së cilës presidenti kosovar ishte takuar me udhëheqësit më të lartë të Kanadasë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, misioni diplomatik rus në Kanada ka thënë që Thaçi ka bërë komente anti-ruse gjatë vizitës në Otavë, dhe për këtë, ata kanë thënë që ia përkujtojnë atij që ‘Kosova është Serbi’.

“Pas vizitës së zotit Thaçi në Otavë dhe komenteve të tij anti-ruse dhënë mediave kanadeze, ne do të donim që ta shfrytëzojmë këtë rast për të përkujtuar që Kosova është Serbi’, thuhet në reagimin e shkurtër të ambasadës së Rusisë në Kanada.

Presidenti kosovar kishte qëndruar disa ditë në Kanada, ku gjatë takimeve me liderë të ndryshëm, ndër të tjera ishte diskutuar edhe për luftimin e propagandës ruse në Evropë dhe në Ballkan./e.e

Të ngjashme