Allegri – Higuain, vjen deklarata krejtësisht e papritur – Lexo.al

Allegri – Higuain, vjen deklarata krejtësisht e papritur

Maxi Allegri ka folur për formën tejet të dobët në këtë sezon të Gonzalo Higuainit.

Trajneri i Juventusit ka thënë se sulmuesi argjentinas e ka mbështetjen e plotë të tij, dhe se ai do të jetë sërish lojtar vendimtar për skuadrën.

“Askush nuk mund të jetë në top-formë çdo herë,  andaj unë arrij ta kuptoj Gonzalo Higuainin”, ka thënë Allegri.

“Atij i duhet edhe pak kohë që ta rigjej formën e tij të shkëlqyer, dhe besoj shumë që ai do të jetë sërish lojtarë vendimtar për ne”, ka shtuar trajneri i Juventusit.