Alibia e re për të mundur kundërshtarët brenda PD-së – Lexo.al

Alibia e re për të mundur kundërshtarët brenda PD-së

Kryetari  de jure i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga në emisionin “Opinion” ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama me pretendimin se ky i fundit është i lidhur me krimin.

Në gjithë lumin e akuzave që Basha bën sot e ndoshta edhe PS ka bërë dje, ajo që s’kemi parë kurrë është ndjekja deri në fund e rrugës institucionale  për të dëshmuar se kanë të drejtë. Askush nuk është në burg, as për 21 janarin, as për Gërdcin e kështu me radhë.

Por pse Basha sot ulëret akoma me refrenin krimi dhe droga?

Arsyeja është në fakt shumë e thjeshtë. Basha sulmon akoma në të njëjtin drejtim jo për të sulmuar Edi Ramën, sepse ky i fundit e mundi në zgjedhje. Basha sulmon dhe bërtet “krimi dhe droga”  për të mundur të tijët brenda PD-së që nuk e besojnë dhe nuk e njohin si kryetar të tyrin, për t’ju thënë se nuk humbi.

Basha betejën e ka me të tijët, ai do të bëhet kryetar i PD-së duke sulmuar Edi Ramën, me shpresën se do arrijë të bindë kritikët e tij. Ai po kërkon që të mundë ata që ka kundër në PD duke ngritur si alibi të tijën çdo ngjarje që ndodh. E meqë në këto javë ka pasur disa raste arrestimesh e incidentesh polici-krim, Basha është hedhur në sulm për të përdorur situatën kundër kundërshtarëve të tij.

Këtë radhë Basha gjeti alibi për të thënë pse humbi zgjedhjet, krimin. A do e bësojë Patozi, Topalli, Bode, Bregu e të tjerë alibinë e re të Bashës? Të presim e të shohim!/Lexo.al