Aksident në Tiranë, gruaja përplas një 38-vjeçar – Lexo.al

Aksident në Tiranë, gruaja përplas një 38-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe ka shpallur në kërkim për K. I., 19 vjeçe, K. I., 42 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Mësohet se arrestimi i 27-vjeçarit ka ardhur pasi rreth orës 11:00, në afërsi të ish-Ekspozitës, K. I. duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

I plagosuri është dërguar në S.Q.U. ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa pasagjerët, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me të, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Nga ana e bluve të Tiranës, po punohet për kapjen e K. I. dhe pasagjereve të në automjet.