Ahmetaj inspekton rrugën e Zhabiakut: “2.2 milionë dollarë investim për rrugën e harruar në 25 vjet. Rikthejmë vëmendjen tek qyteti dhe banorët” – Lexo.al

Ahmetaj inspekton rrugën e Zhabiakut: “2.2 milionë dollarë investim për rrugën e harruar në 25 vjet. Rikthejmë vëmendjen tek qyteti dhe banorët”

Projektet e investimeve në Rrogozhinë, Ahmetaj inspekton rrugën e Zhabiakut, “2.2 milionë dollarë investim për rrugën e harruar në 25 vjet. Rikthejmë vëmendjen tek qyteti dhe banorët”

Ish – Ministri i Financave Arben Ahmetaj, Kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Bashkia Rrogozhinë dhe Kavajë, ka inspektuar sot fillimin e punimeve në Rrugën “Ura e Copanit-Zhabiak-Ura e Corumit”, një investim i qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, që kap vlerën e gati 220 milionë lekë. Projekti, i cili është parashikuar të përfundojë në shtator 2018, u vjen në ndihmë rreth 1300 banorëve të zonës, në njësinë administrative Kryevidh, të cilët për mëse 25 vite kanë vuajtur mungesën e infrastrukturës në zonë.
“Është kënaqësi për mua që më në fund po shoh një kërkesë gati 30 vjeçare të banorëve të njësisë administrative Kryevidh. Konkretisht është Rruga e Zhabiakut prej gati 7 kilometrash, e cila ka qenë një gangrenë për komunitetin. Më në fund është një ëndërr e realizuar, një investim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare, të Fondit të Zhvillimit. Investim gati 2.2 milionë dollarë, pra rreth 220 milionë lekë. Është një nga investimet që së fundmi qeveria shqiptare ka bërë në Bashkinë Rrogozhinë” – tha Ahmetaj.
Prej katër muajsh tashmë në Bashkinë Rrogozhinë po investohet në një sërë projektesh të rëndësishmë në infrastrukturë, që në total kapin vlerën e rreth 9,3 milionë dollare të investuara nga qeveria shqiptare.
“Janë Ujësjellësi i qytetit të Rrogozhinës, është pedonalja e qytetit, qendra e qytetit, hyrjet e qytetit. Është kjo rrugë që banorët i referohen Rruga e Zhabiakut, është edhe njësia administrative Lekaj, zona e Gërmenjit, ku ka një investim po kaq të madh në funksion të zhvillimit ekonomik.
Vetëm në këtë rrugë preken gati 1300 banorë dhe infrastruktura e zonës pranë detit, dalëngadalë fillon përmirësohen. Vazhdon gjithë projekti jonë i Rilindjes Urbane tashmë pëtej qyteteve në zonat rurale me logjikën e zinxhirit ekonomik, bujqësia, agroindustria, shërbimet, turizmi.
Jam i bindur që kjo zonë, po i referohem zonës së Bashkisë së Rrogozhinës, por edhe bregdetit prej gati 16 kilometra të kësaj zone, në katër vitet e ardhshme kthehet në një destinacion turistik për turistë shqiptarë dhe të huaj gjithashtu” – përfundoi Ahmetaj.

Të ngjashme