Adhuronte lartësitë, shqiptari 26-vjeçar gjen vdekjen në Olimp – Lexo.al

Adhuronte lartësitë, shqiptari 26-vjeçar gjen vdekjen në Olimp

Një i ri 26 vjeç shqiptar, i apasionuar pas alpinizmit, humbi jetën teksa ngjiste malin e Olimpit në Greqi. Udhëtimi që Ilia Dhimitri  kishte organizuar me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin së bashku në Selanik, me sa duket ishte i fundit për të.

26 vjeçari shqiptar nga Korça gjeti vdekjen, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar.

Bashkëudhëtari i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mund të gjejë ndonjë mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Babai i djalit që arriti të mbijtetojë ka thënë për gazetën greke Protothema, se megjithë përpjekjet për ta shpëtuar, i biri nuk mundi. “Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”

Gazeta greke shkruan se 26-vjeçari kishte ëndërr të udhëtonte në botë dhe të pushtonte sa më shumë maja të larta, por ëndrra u pre në mes pikërisht në malin ku sipas gojëdhënave jetojnë perënditë.

Të ngjashme