30-vjeçari shqiptar i mori mikrofonin këngëtares britanike në Eurovision: E bëra në formë revolte për korrupsionin – Lexo.al

30-vjeçari shqiptar i mori mikrofonin këngëtares britanike në Eurovision: E bëra në formë revolte për korrupsionin

Pak ditë më parë në skenën e Eurovizionit, përveçse tre shqiptarëve që konkurruan për shtetet të ndryshme hipi edhe një shqiptar i katërt.

Konstanin Bouki është 30-vjeçari që hipi në skenë teksa këndonte këngëtarja britanike, SuRie, duke ia rrëmbyer mikrofonin kësaj të fundit.

Konstanin Bouki ka emigruar në Londër prej disa vitesh dhe e quan veten rreper, filozof dhe adhuron marksistët dhe Che Guevaran.

Në intervistë për tch, ai deklaron se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti.j.j