19 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, marshkim simbolik nga Mitrovica në Kukës – Lexo.al

19 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, marshkim simbolik nga Mitrovica në Kukës

Në kuadër të aktiviteteve të përkujtimit të “Eksod ’99”, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ishte në Mitrovice ku u prit nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Gjatë takimit mes dy kryetarëve u bisedua edhe për situatën në Mitrovicë dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët ndërsa vlerësuan si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Kukësit.

Kryetari Shehu i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Mitrovicë, Agim Bahtiri, bëri homazhe në vendin ku u pushkatuan dhe masakruan qytetarë të Mitrovicës në 15 Prill 1999 dhe tek varrezat e dëshmorëve.

Gjithashtu Kryetari Shehu së bashku me Kryetarin Bahtiri dhe Kryetarin e Komunës Skenderaj, Bekim Jashari vendosën buqeta me lule dhe zhvilluan homazhe në memorialin e Heroit Legjendar Adem Jashari. Me rastin e nisjes së eksodit 19 vite më parë, kryhet një marshim simbolik nga Mitrovioca në Kukës.